YJET
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 13 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Yjet”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
5043.
Një njeri i jashtëzakonshëm,
Mund të bëhet kollaj i rëndomtë,
Kurse i rëndomti e ka të vështirë,
Ta bëjë një shndërrim të tillë.
5073.
Besëtytnitë dhe fetë,
E pengojnë shpesh njeriun,
Të zbulojë të vërtetën,
Dhe nga ca marrëzi për t’u shqitur.
5098.
Gjëja më e mirë që një njeri i mençëm,
Mund të bëjë kur rrethohet nga torollakët,
Është ta mbyllë gojën dhe të heshtë,
Dhe atyre shumë muhabet mos t’u japë.
5113.
Njerëzit më të dëmshëm për një vend,
Nuk janë ata që i bëjnë kritika,
Por ata që e nxitin atë shpesh,
Të besojë dhe bëjë marrëzira.
5141.
Asnjë njeri nuk ka mbrojtje,
Prej talljes në këtë dynja,
Prandaj s’duhet të trishtohesh,
Kur të përqesh ndonjë trap.
5172.
Janë të shumta femrat në botë,
Që t’i hapin lehtas shalët,
Sapo informohen dhe mësojnë,
Se i ke lekët me thasë.
5203.
Është me gjithë mend,
Tepër idiotësi,
Të merresh me çdo debil,
Që përpara të del.
5234.
Kur të bëjnë ca njerëz kritikë,
Duhet që t’i falënderosh,
Dhe jo t’u sillesh si një bishë,
E gjithë mllef t’i akuzosh.
5259.
Shpeshherë patriotizmi,
Përdoret nga disa individë,
Për ta rritur ndikimin,
Dhe për t’u dukur të rëndësishëm.
5286.
Një njeri me të vërtetë “perfekt”,
Ekziston vetëm në fantazi,
Dhe nuk ke për ta gjetur në asnjë vend,
Edhe sikur ta kërkosh vazhdimisht.
5350.
Lavdia e madhe dhe e vërtetë,
Arrihet vetëm me punë,
Dhe jo duke i bërë shpeshherë,
Lajka dhe elozhe turmës.
5378.
U ndodh shpesh meshkujve,
Që një karakurvë,
U pëlqen më shumë,
Se një vajzë e ndershme.
5406.
Disa popuj duhet ta hanë,
Sa krahu ndonjëherë,
Që t’i shporrin ca pushtetarë,
Që me votë kanë zgjedhë.
5459.
Turma përdoret gjithmonë,
Nga disa demagogë,
Pushtetin për ta rrëmbyer,
Dhe për të hipur në krye.
Details
- Publication Date
- Jul 4, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB