BOTA E GJENIUT
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 11 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Bota e gjeniut”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
4201.
Janë njerëzit rebelë,
Ata që e sjellin ndryshimin,
Dhe jo servilët që flenë,
Në shtëpitë e konformizmit.
4227.
Nuk hidhen dot poshtë,
Arritjet e paraardhësve,
Se munde të krijosh,
Diçka shumë origjinale.
4268.
Është e pamundur për njeriun,
Të mos jetë subjektiv,
Kur detyrohet të flasë,
Për veten e tij.
4290.
Njerëzit që vlerësojnë,
Vetëm veten e tyre,
S’janë të aftë të gjykojnë,
Me objektivitet dhe arsye.
4309.
Unë nuk jetoj,
Që t’u pëlqej të tjerëve,
Por të realizoj,
Dëshirat e vetvetes.
4333.
Njerëzit që nuk kanë vlera,
Të reklamohen sa të duan,
Prapë në koshin me plehra,
Kanë për të përfunduar.
4367.
Kujtoja se në këtë botë,
Mjeshtëria nuk ka fund kurrë,
Por “ka” dëgjoj të thonë,
Disa të prishur nga trutë.
4381.
Çdo njeri thellë brenda tij,
Ka elemente idiotësie,
Sado që përpiqet vazhdimisht,
T’i fshehë në vende publike.
4405.
Kritikë ndonjëherë,
Mund të bëjë dhe një idiot,
Por vepra me vlerë,
Vështirë të realizojë.
4446.
Turmat dhe popujt gjithmonë,
Do t’i drejtojë elita,
Sepse përherë këtë botë,
E çon përpara dituria.
4449.
Njeriu më të shumtën e jetës,
Është një qenie e rëndomtë,
Sado që përpiqet shpeshherë,
Veten e tij ta fetishizojë.
4500.
Kush qe ai që kërkoi,
Lavdi dhe zulmë,
Dhe ato i fitoi,
Duke fjetur gjumë?
4509.
Vetëm drita e fortë,
Dhe magjepsëse e diturisë,
Mundet ta zbukurojë,
Shpirtin dhe mendjen e njerëzisë.
4529.
Njeriu kur flet ndonjëherë,
Për gjëra që s’ia ka haberin,
I stimulon vetë të tjerët,
Ta tallin dhe përqeshin.
4560.
Bota e brendshme e gjeniut,
Është e mbushur plot me fantazi,
Dhe një etje të harlisur,
Për dituri dhe bukuri.
4577.
Çdo njeri brenda qenies së tij,
Fsheh potenciale të mëdha,
Mjafton t’i vë vetes një qëllim,
Dhe t’i materializojë në diçka.
4620.
Kam parë shumë njerëz,
Që përkorjen fort e trumbetojnë,
Por kur bien në sherbet vetë,
Atë në moment e harrojnë.
Details
- Publication Date
- May 31, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB