ILUZION

ILUZION

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 32 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Iluzion”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 13021. Janë shumë të mërzitshëm, Disa politikanë, Që e paraqesin situatën, Gjithmonë të nxirë. 13047. Është një iluzion, Gjithnjë të pandehësh, Se mund të fitosh, Në çdo luftë dhe betejë. 13082. Durimi dhe përkushtimi gjithmonë, Janë shumë të rëndësishëm, Për të gjithë ata individë, Që në majat më të larta duan të shkojnë. 13104. Turma shpeshherë, Mund të pëlqejë më tepër, Disa matrapazë, Sesa ca mendjelartë. 13141. Religjioni shumë herë, Ka qenë një tiran tepër i madh, Dhe i ka penguar plot njerëz, Të jenë vetvetja në këtë dynja. 13170. Thuajse përherë pushteti, I bën tepër të rëndësishëm, Edhe disa individë, Në rangun e një teveqeli. 13198. Një njeri i mençur dhe mendjehapur, Do të vuajë shpirtërisht, Nëse qëndron me disa trukalbur, Të zhytur në padituri. 13232. Thuajse pas çdolloj dashurie, Fshihet dëshira për qirje, Sado ajo të prezantohet, Si sublime dhe hyjnore. 13263. Disa individë i mbështesin, Me ngulm ca parti politike, Vetëm që të marrin dhe rrjepin, Ndonjë gjë nga pasuria publike. 13292. Ca njerëz duhet t’i nxjerrësh, Pa pishmanllëk nga jeta jote, Veçanërisht atëherë, Kur prej tyre nuk respektohesh. 13319. Njerëzit e mëdhenj, Janë një model për të gjithë ata, Që kanë shumë qejf, Të ngrihen dhe shkojnë sa më lart. 13352. Nuk para të frymëzojnë, Femrat që të sillen ftohtë, Edhe të jenë interesante, Dhe me forma sensuale. 13382. Shpeshherë ca gazetarë, Nuk janë veçse disa altoparlantë, Të ca njerëzve që kanë, Një pushtet politik dhe ekonomik të lartë. 13409. Dëshira tepër e madhe, Për rregull dhe drejtësi, I nxit plot qenie humane, Ta pëlqejnë dhe një tirani.

Details

Publication Date
Apr 27, 2025
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews