MENDIMET SHUMË TË MËDHA
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 16 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Mendimet shumë të mëdha”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
6301.
Shpeshherë disa humanë,
I bëjnë gjërat tepër të ndërlikuara,
Që të duken sikur janë,
Krijesa jashtëzakonisht të zgjuara.
6330.
Shpesh vetëm vdekja mund ta shpëtojë,
Një popull të gjorë,
Nga një udhëheqës bastard dhe të pashpirt,
Që e mundon vazhdimisht.
6355.
Gjithmonë disa shtete,
Do ta përdorin diturinë,
Për t’i vënë nën vete,
Ca popuj shumë prapanikë.
6381.
Ca njerëz në këtë dynja,
Përpiqen gjithë jetën,
Të zënë një post të dhjerë,
Ku mund të rrinë rehat.
6418.
Diktatorët e imitojnë,
Thuajse gjithmonë njëri-tjetrin,
Sado që shpesh e prezantojnë,
Veten si novatorë para miletit.
6449.
Librat në përgjithësi,
Janë disa porta,
Që të çojnë vazhdimisht,
Në botë të panjohura.
6485.
Në ato vende ku turma,
I do shumë diktatorët,
Dhe të flasësh për ta kundra,
Prapë nuk do të dëgjojnë.
6506.
Çdo parti që të vijë në pushtet,
Do të favorizojë njerëzit e saj,
Sado që të deklarojë shumë shpesh,
Se do të jetë e drejtë në çdo skaj.
6535.
Njerëzit i ndryshojnë,
Mendimet e tyre herë pas here,
Prandaj duhet t’i tolerojmë,
Kur janë në kundërshtim me vetveten.
6566.
Llumi në këtë botë,
Gjithnjë llum do të mbetet,
Dhe sikur të qëndrojë,
Në karrige të pushtetshme.
6596.
Kujtimet e bukura,
Të gëzojnë shumë shpesh,
Kur ke halle të shumta,
Dhe je fundosur në vrer.
6628.
Shpesh qeniet humane,
Duken tepër qesharake,
Kur mundohen dhe orvaten,
Ta parashikojnë të ardhmen.
6693.
Të hapet barku shpeshherë,
Kur shikon ca turma partiake,
Që çirren pandërprerë,
Si një kope kafshësh e madhe.
6714.
Mendimet shumë të mëdha,
Njerëzit me një mendje të ndritur,
I thonë kryesisht për ata,
Që janë për dije të uritur.
Details
- Publication Date
- Jul 21, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB