MORRAT E POLITIKËS

MORRAT E POLITIKËS

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 31 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Morrat e politikës”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 12601. Bëhen tepër të mirë, Disa morra të politikës, Atëherë kur vjen koha, Që u duhen shumë votat. 12623. Shpeshtazi disa njerëzorë, Arrijnë të bëjnë një pordhë, Dhe fillojnë ta reklamojnë, Sikur kanë ngjizur një botë. 12658. Ata që nuk duan t’i dëgjojnë, Faktet dhe argumentet, Nuk ndryshojnë kollaj mendje, Dhe t’u flasësh gjithë kohën. 12689. Në ato vende që e ka, Tërë pushtetin vetëm një njeri, Ka vërtet gjasa pak, Të ketë drejtësi dhe demokraci. 12721. Të pyeturit shpeshherë, Është mënyra më e thjeshtë, Për t’u bërë në jetë, Më i ditur dhe i mençëm. 12748. Nuk janë aq indiferentë, Në këtë botë ca njerëz, Sidomos kur është fjala, Të marrin pare dhe mbushin trastat. 12797. Shitja e moralit, Është gjëja e vetme, Me të cilën ca rrota kari, Mund të tërheqin vëmendjen. 12818. Njeriu sa më shumë të jetë, Gjatë jetës vetvetja, Do të shkojë sa më tepër, Tek qejfi dhe hareja. 12850. Ca popuj prapanikë dhe inferiorë, Pinjollët e tyre i çmojnë, Vetëm kur arrijnë të fitojnë, Ndonjë konkurs ose çmim në botë. 12880. Janë të pakta gjasat, Të bëhen përparime të mëdha, Nga ca mendje të varfra, Që e kanë mediokritetin në gjak. 12911. Mbështetja e masës, I ka çuar në qeveri, Edhe disa zuzarë, Që të ngjallin tepër neveri. 12936. Kur disa njerëz fillojnë, Të fitojnë goxha para, Herë pas here kujtojnë, Se mund të blejnë gjithçka. 12971. Në një vend ku janë me shumicë, Çakejtë, ujqërit e dhelprat, Është tepër e vështirë, Të bëhen liderë ca qengja. 13003. Ata që në një gjendje të mjerë, Të premtojnë parajsën, Rezultojnë shpeshherë, Disa supergënjeshtarë.

Details

Publication Date
Apr 6, 2025
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews