PLEHRAT

PLEHRAT

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 27 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Plehrat”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 10922. Partitë që e mbajnë, Pushtetin shumë gjatë, Bien në përgjithësi, Në letargji dhe plogështi. 10949. Shpeshherë disa diktatorë, Shfaqen si tepër punëtorë, Sikur gjoja e meritojnë, Pushtetin që zotërojnë. 10980. Nuk të qasen femrat shumë, Kur je tepër i varfër, Edhe të jesh i urtë, Dhe me një intelekt të lartë. 11009. Nuk janë të paktë ata snoba, Që krenohen me disa koka, Por që janë realisht vetë, Tepër mediokër dhe mendjelehtë. 11044. Mos prisni nga një popull injorant, Që nuk ka shumë etje për dituri, Të bëjë gjëra tepër të mëdha, Që i ka gjithë njerëzimi zili. 11074. Paratë shumë herë, Nuk kanë asnjë vlerë, Kur nuk je mirë me shëndet, Dhe vdekja në derë të troket. 11108. Nëse në një vend nuk ka, Drejtësi shoqërore, Do të ketë në të kohë pas kohe, Turbullira të mëdha. 11138. Shpesh një njeri i madh, Rri shumë kohë në vetmi, Sepse nuk gjen kollaj, Miq në nivelin e tij. 11176. Shpeshherë miqësia, Të hap më shumë porta, Sesa zotësia, Dhe përpjekjet e forta. 11204. Mos prisni mirëkuptim, Kur thyeni tabutë, Nga disa mendjengushtë, Që kanë pak njohuri. 11231. Po nxore shumë lekë, Edhe mutrishte të bësh, Të përgëzojnë plot njerëz, Pothuajse gjithnjë. 11258. Shpesh në këtë dynja, Ca porta që hap bukuria, Nuk mundet dot t’i hapë, Dituria dhe mençuria. 11290. Ka shumë pak gjasë, Të qeverisin mirë, Disa matrapazë, Hajna dhe banditë. 11326. Lëvdatat e tepërta, Të bëjnë tejet bajat, Edhe të kesh shumë vlera, Dhe jesh një njeri i madh.

Details

Publication Date
Oct 27, 2024
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews