SUPERGËNJESHTRA
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 3 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
148
O diell i artë plot bukuri,
Me fytyrën kaq shumë të ëmbël;
Hiqmi pak brengat që kam në zemër,
Me buzën tënde që bën mrekulli.
Më ngri lart në qiejt e gëzimit,
Ku shijohet me të vërtetë jeta,
Të bombardon gazi dhe hareja,
Dhe sundon ngaherë optimizmi.
Atje ku nuk ekziston trishtimi,
Vuajtja, mizerja dhe dhimbja;
Nuk njihet fare ç’është mërzitja,
Depresioni dhe pesimizmi.
Më bëj të lumtur vetëm një çast,
Dhe le të shkoj i qetë në varr.
175
Pije, o poet, gotën e pikëllimit,
Pa le të jetë kaq shumë e hidhur,
Se veç përmes saj ajka e njerëzimit,
Ka ecur në monopatin më të ndritur!
Nuk krijohen dot veprat origjinale,
Pa këtë helm që të lëndon thellë në shpirt,
As fitohet dot ndjeshmëria e madhe,
Të cilën e ka të nevojshme çdo artist!
Nuk të vjen dot kollaj ai frymëzim,
Që e kërkon krijimtaria e lartë,
Dhe as ngjizet dot lehtë arti sublim,
I cili në këtë botë është i paktë!
Një ndjenjë që ta bën zemrën fërtele,
Por prej saj thuren vargjet më magjepsëse!
200
M’u mërzit kjo botë gënjeshtare,
Ku mbizotëron hipokrizia,
Mbushur me qenie tinëzare,
Të infektuara nga babëzia.
Janë të paktë shpirtrat e dëlirë,
Të mbrujtur me virtyte të larta,
Të gatshëm t’u bëjnë njerëzve mirë,
Dhe t’i ndihmojnë të ikin nga skamja.
Shumica mendon vetëm për vete,
Dhe s’shqetësohet fare për të tjerët;
Shikon veç për luks dhe salltanete,
Dhe si t’i shumëfishojë lekët.
Një vend ku bëhet një luftë e egër,
Dhe ndeshje të forta për mbijetesë.
Details
- Publication Date
- Aug 5, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB