THYERËSI I TABUVE

THYERËSI I TABUVE

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 15 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Thyerësi i tabuve”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 5884. E vërteta herë pas here, Është si një dinamit, Që e shemb nga themelet, Çdo regjim tiranik. 5903. Shumë politikanë e përdorin, Kartën e nacionalizmit, Për ta mashtruar popullin, Dhe në karrige të hipin. 5933. Toleranca është një cilësi, E njerëzve mendjehapur, Që kanë etje për civilizim, Dhe përpara për të vajtur. 5980. Edhe një mendjethartuar, E kujton veten të zgjuar, Dhe sikur të thotë përditë, Pallavra me shumicë. 6007. Disa meshkuj kur i hedhin, Femrat përfundimisht në dorë, Fillojnë me to së shpejti, Të tregohen shumë mizorë. 6042. Kanë një xhelozi të madhe, Mediokrit për talentet, Ndonëse kjo gjë në plot raste, Haptazi prej tyre nuk shprehet. 6070. Atyre që nuk pendohen, Dhe kur bëjnë krime mizore, Është e kotë që t’u flasësh, Për humanizëm dhe tolerancë. 6099. Ca popujve në këtë planet, Duhet t’ua shtypin keq kokën, Që të vënë përfundimisht mend, Dhe të ngrihen në revoltë. 6129. Udhëheqës të mëdhenj, Janë në përgjithësi, Ata që sjellin progres, Begati dhe drejtësi. 6160. Shpesh femrat inteligjente, Nga meshkujt shpërfillen, Pasi në përzgjedhje, Kanë shumë pretendime. 6193. Ca femra shpeshherë, Vdesin të hiqen si të ndershme, Dhe sikur të jenë, Disa lavire të tmerrshme. 6221. Shpeshherë disa përgjithësime, Shëmbëllejnë si idiotësi, Dhe duhet pa ngurrim të shpërfillen, Nga ata që kanë pak mençuri. 6257. Individët që kanë, Pretendime të shumta, Ngelen shpeshherë “thatë”, Dhe pa asgjë nëpër duar. 6290. Ai që thyen tabutë, Nuk duhet të presë ta mirëkuptojnë, Disa njerëz mendjengushtë, Që në batakët e injorancës qëndrojnë.

Details

Publication Date
Jul 19, 2024
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews