
Mjedisi dhe komponentët e tij
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Mbrojtja e mjedisit është një kusht i domosdoshëm për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm, një jetëgjatësi dhe një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë popujt në rruzullin tokësor. Për të marrë vendime të mira dhe për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për problemet mjedisore, duhet të njohim çdo komponent të mjedisit, duhet të kuptojmë bashkëveprimet dhe ekuilibrat midis njeriut dhe natyrës. Është pikërisht edukimi mjedisor, proçesi që i ndihmon individët, komunitetet dhe organizatat të marrin njohuri rreth mjedisit dhe të zhvillojnë aftësi se si të përballojnë sfidat globale.
Ky libër i adresohet publikut të gjerë, kujtdo që dëshiron të marrë njohuri dhe të kërkojë shpjegime shkencore të thjeshtëzuara dhe të përmbledhura mbi mjedisin dhe problematikat e tij, informacion të cilin media nuk mund t’ia ofrojë.
Duke patur parasysh që mjedisi konsiderohet si një bashkësi e komponentëve natyrorë të planetit Tokë (atmosferës, ujit, tokave..,) dhe e fenomeneve dhe bashkëveprimeve që ndodhin në të, domethënë të gjithçkaje që e rrethon njeriun dhe veprimtaritë e tij, libri është strukturuar në pesë kapituj. I pari paraqit nocione bazë mbi atmosferën dhe mekanizmat që e karakterizojnë. Nocionet mbi ujin dhe burimet ujore përbëjnë seksionin e dytë. Më pas, seksioni i tretë përshkruan disa njohuri mbi tokat. Seksioni i katërt që është më i zgjeruari, paraqit ndikimet e veprimtarisë së njeriut mbi mjedisin. Së fundi, disa njohuri mbi mbrojtjen e mjedisit janë përmbledhur në seksionin e fundit.
Details
- Publication Date
- Aug 8, 2022
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Etleva Ostrosi
Specifications
- Format