Petraq Risto, me një krijimtari poetike gjysmëshekullore, me libra të botuar në disa vende të Botës, vjen para lexuesit me përmbledhjen e re poetike “Ankimi i Luciferrit”, ku do të gjeni poema dhe cikle të shkruara në tre vitet e fundit. Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, Risto ka një këndvështrim origjinal, përjetime metaforike të një shkalle sipërore: Jeta ka shtrirjen e një simfonie, Koha na shpërfaqet me dallgëzime oqeanike. Në libër do të gjeni ciklet poetike apo poemat me frymëmarrje të gjerë si: Mollëzat, Lojë shahu nr. 2 me Uitmanin, Wikipandemi, Labirint me erë, me njolla dhe me hapa të marrësh, Sindromi i sindromeve, Hipnozë në dimër, Bleva një orë rëre në eBay, Pse tre, po sa?, Unë përdor lotët për dylbi, Harta memece e të ardhmes, Ndonjëherë bëhemi të verbër, Kolombi në Bahamas, Asnjë lumë nuk derdhet në pasqyrë, Ankimi i Luciferrit, etj.
Ky autor, veçanërisht në këto tre dekadat e fundit, ka qenë nga përfaqësuesit më dinjitoz të poezisë shqipe. I thjeshtë dhe pse i figurshëm, komunikues dhe pse surealist e me imazhe fantastike, ai i afrohet të vërtetës me ligjet e një magjistari sugjestionues. Është kjo arsyeja që poezia e tij pëlqehet jo vetëm në vendin e tij, Shqipëri, por edhe në ShBA, ku ai jeton si qytetar amerikan dhe merr pjesë aktive në veprimtaritë letrare, boton libra dhe poezi të veçanta në revista të specializuara.
Details
- Publication Date
- Sep 7, 2020
- Language
- Albanian
- ISBN
- 9781716601088
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Petraq Risto
Specifications
- Pages
- 347
- Binding Type
- Paperback Perfect Bound
- Interior Color
- Black & White
- Dimensions
- US Trade (6 x 9 in / 152 x 229 mm)