
Kjo përmbledhje kangësh popullore përfshinë periudhën 1939 - 1992, atë ma të vuejtun dhe të kobshme të historisë së Shqipnisë.
Prej asaj gurre të pashterrshme që rrjedh prej kohnave ma të lashta, gjithmonë e pastër dhe e kulluet, nuk mund të mos dilnin vepra të tjera të vlefshme për t'u radhitë në eposin mijavjeçar të kombit shqiptar.
Si në të gjitha fushat e tjera, ashtu dhe në atë të folklorit tradicional pushteti komunist u mundue të ndikojë, duke imponue një drejtimm që t'i shërbente diktaturës dhe propagandës së saj. Kështu ajo krijimtari iu nënshtrue çenzurës dhe inkuizicionit të sistemit totalitar. Por ky popull që i mbijetoi rrëbeshëve shekullore të pushtimeve të hueja, që u vërsulën mbi të për ta asgjësue, ruente në vetvete atë forcë e fuqi të papënnbajtun për të iu përgjigjë të gjitha situatave të vështira e për t'i përshkrue e paraqitë ato sa ma realisht....
Details
- Publication Date
- Dec 31, 2010
- Language
- Albanian
- ISBN
- 9781458309860
- Category
- Fiction
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): LEK PERVIZI
Specifications
- Pages
- 174
- Binding
- Paperback
- Interior Color
- Black & White
- Dimensions
- Royal (6.14 x 9.21 in / 156 x 234 mm)